E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Ndeshjet e Botërorit 2026 do zhvendosen nëse qytetet nuk garantojnë siguri

UASHINGTON, 26 shtator  /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se ndeshjet e “Kupës së Botës 2026” mund të zhvendosen në qytete të tjera nëse ndonjë prej atyre të përzgjedhura vlerësohet si e pasigurt.

Duke folur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se e njëjta qasje do të zbatohet edhe për “Lojërat Olimpike” të vitit 2028 në Los Anxhelos.

“Pres që ‘Kupa e Botës’ të jetë shumë e sigurt”,  tha ai. “Por nëse mendoj se nuk është e tillë, do ta zhvendosim në një qytet tjetër. Nëse mendoj se nuk është e sigurt, do ta largojmë nga ai qytet”.

Presidenti  Trump shtoi se shpreson që një situatë e tillë të mos ndodhë. Ai ka folur vazhdimisht për rritjen e krimit në qytetet që qeverisen nga demokratët.

Shtetet e Bashkuara do të jenë bashkë-organizatore të turneut me 48 ekipe, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

Njëmbëdhjetë qytetet amerikane pritëse janë: Sietëll, San Françisko, Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Los Angeles, Kansas Majemi, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Filadelfia

Trump ka dërguar Gardën Kombëtare në Los Angeles dhe Uashington për të parandaluar kriminalitetin, dhe ka thënë se do ta dërgojë gjithashtu në Memphis, e ndoshta edhe në Çikago.

Megjithatë, ka dyshime nëse qeveria amerikane ka kompetenca për të ndryshuar qytetet pritëse të Kupës së Botës, e cila organizohet nga FIFA, për shkak të kontratave të nënshkruara. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›