E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Gjermania kundërshton përfshirjen e SHBA-së në një konflikt me Iranin

BERLIN, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul kundërshtoi sot përfshirjen e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit duke paralajmëruar se përshkallëzimi i vazhdueshëm midis dy rivalëve rajonalë mbart rrezikun e shkaktimit të një përhapjeje më të gjerë.

“Sulmet ushtarake që po kryhen aktualisht mbartin rrezikun e ngushtimit të fokusit vetëm në një zgjidhje ushtarake”, tha Wadephul në një takim me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi në Berlin.

“Kjo përfshin një rrezik të madh, domethënë që vendet e tjera do të përfshihen në këtë konflikt”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ai ishte në favor të ndërhyrjes së SHBA-së në konflikt në emër të Izraelit, ministri gjerman tregoi se ai ishte kundër një hapi të tillë.

Ai vuri në dukje se sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio përjashtoi ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në konflikt javën e kaluar, kur Izraeli nisi për herë të parë sulmet e tij në shkallë të gjerë ndaj Iranit për të zvogëluar aftësitë bërthamore të vendit.

“Meqenëse e vlerësoj shumë kolegun tim dhe ai e ka përsëritur këtë, supozoj se kjo është ende e saktë dhe se ky është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara”, tha Wadephul.

Megjithatë, në rast të një sulmi iranian ndaj objekteve amerikane, “sigurisht që do të ketë një reagim ushtarak”, tha diplomati më i lartë i Gjermanisë./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›