SHBA – Trump nxit Netanyahun të vazhdojë linjën kundër Iranit

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se kishte nxitur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të qëndronte në linjën e tij në lidhje me Iranin.
Kur u pyet se çfarë i kishte komunikuar Netanyahut, Trump u tha gazetarëve “unë i thashë vazhdo”.
Ai shtoi se flet me Netanyahun çdo ditë.
“Ai është një njeri i mirë”, theksoi Trump.
Kur u pyet nëse i kishte treguar Netanyahut se kishte ndërmend ta ndihmonte Izraelin më shumë se më parë, Trump u përgjigj “jo”.
Kryeministri i Izraelit po e bënte punën e tij mirë deri më tani, sipas Trumpit.
Ushtria amerikane e mbështet Izraelin në mbrojtjen e tij.
Megjithatë, qeveria amerikane deri më tani ka theksuar se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në luftimet midis Izraelit dhe Iranit.
Lidhur me qasjen e tij ndaj Iranit, Trump u pyet gjithashtu nëse i kishte dhënë vendit një ultimatum.
Pas një pauze të shkurtër, presidenti i SHBA-së u përgjigj se “ndoshta mund ta quani ultimatumin përfundimtar”./ /os/