E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Holanda paralajmëron largimin nga Eurovision2026 në rast të pjesëmarrjes së Izraelit

AMSTERDAM, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Holanda mund të bojkotojë festivalin evropian të këngës, Eurovision 2026, nëse Izraelit i lejohet të marrë pjesë, deklaroi transmetuesi publik AVROTROS, që menaxhon pjesëmarrjen holandeze në ngjarjen vjetore.

“AVROTROS nuk mund ta justifikojë më pjesëmarrjen e Izraelit në situatën aktuale duke pasur parasysh vuajtjet e vazhdueshme të rënda njerëzore në Gaza”, theksoi organizata, pasi katër vende të tjera kërcënuan të tërhiqeshin nga edicioni i vitit të ardhshëm në Vjenë.

Deklarata e transmetuesit përmendi gjithashtu “gërryerjen serioze të lirisë së shtypit” nga Izraeli, përjashtimin e gazetarëve të pavarur ndërkombëtarë nga zona e luftës në Gaza dhe gazetarët e vdekur.

Holanda i bashkohet Irlandës, Sllovenisë, Spanjës dhe Islandës në shqyrtimin e pjesëmarrjes së tyre në konkurs.

Çështja është objekt debati i nxehtë në shumë vende të tjera pjesëmarrëse.

Sipas transmetuesit holandez, qeveria izraelite ushtroi ndikim mbi konkursin e Bazelit 2025, ku, pretendoi ai, eventi u përdor si një “mjet politik”.

Zyrtarisht, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), shoqata e transmetuesve evropianë, është organizatori dhe për këtë arsye përgjegjës për pranimin e vendeve.

Sipas transmetuesit, Holanda ka deklaruar se do të marrë pjesë në vitin 2026 nëse EBU vendos të mos e pranojë Izraelin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›