E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli sulmon të vetmin central bërthamor në funksion të Iranit

TEL AVIV, 19 qershor /ATSH/- Izraeli tha sot se kishte goditur centralin e vetëm bërthamor funksional të Iranit në bregdetin e Gjirit, potencialisht një përshkallëzim i madh në luftën e tij ajrore kundër Iranit, sipas “Reuters”.

Izraeli ka goditur një numër objektivash bërthamore iraniane – që nga fillimi i sulmeve javën e kaluar.

Por, sulmi ndaj centralit të Bushehr-it, i cili ndodhet pranë fqinjëve arabë të Gjirit do të shihet gjerësisht si një hap i madh.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha sot se ushtria kishte goditur lokacione bërthamore në Bushehr, Isfahan dhe Natanz dhe do të vazhdonte të shënjestronte objekte të tjera.

Bushehr është i vetmi central bërthamor në funksion i Iranit – që përdor karburant rus.

Raketat iraniane goditën spitalin izraelit “Soroka”, në Beersheba gjatë natës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu – i cili është zotuar të vazhdojë me sulmin më të madh të Izraelit ndaj Iranit – derisa programi bërthamor të shkatërrohet – tha se “tiranët” e Teheranit do ta paguanin shtrenjtë.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz njoftoi se ushtria izraelite ishte udhëzuar të intensifikonte sulmet ndaj objektivave strategjikë në Teheran – në mënyrë që të eliminonte kërcënimin për Izraelin dhe të destabilizonte “regjimin e Ayatollah”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›