FOKUS – Kanadaja propozon një organ global për kontrollin e IA- sē

TORONTO, 14 /ATSH AA/ – Kanadaja mbështet krijimin e një organizmi global për “stabilitetin teknologjik”, i cili do të ndihmonte në mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale dhe garantimin e sigurisë së saj, deklaroi kryeministri kanadez Mark Carney në një intervistë për Bloomberg.
“Nevojitet koordinim. Në fund të fundit, sipas pikëpamjes sonë, do të kishte kuptim krijimi i një Komiteti për Stabilitetin Teknologjik, sipas modelit të Bordit të Stabilitetit Financiar”, theksoi Carney.
Sipas tij, një mekanizëm i tillë do të mundësonte bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për përballimin e rreziqeve që lidhen me zhvillimin e shpejtë të teknologjive të reja dhe veçanërisht të inteligjencës artificiale. /os/