FOKUS – Katari mirëpret fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

KATAR, 15 janar /ATSH-DPA/- Katari, i cili po ndihmon në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje midis Izraelit dhe Hamasit, ka mirëpritur dje njoftimin e SHBA-së për fillimin e fazës tjetër të planit të paqes në Gaza.
“Shteti i Gjirit shpreson që fillimi i fazës së dytë do të kontribuojë në përmirësimin e situatës humanitare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majid al-Ansari.
“Të gjitha palët duhet ta zbatojnë marrëveshjen plotësisht”, tha ai, duke shtuar se ndihma humanitare duhej të lejohej pa kufizime në mënyrë që të mundësohej një jetë dinjitoze.
Ai gjithashtu bëri thirrje për rindërtim të shpejtë të territorit palestinez, i cili u shkatërrua kryesisht nga dy vjet luftë.
Dje në mbrëmje, al-Ansari i bëri thirrje unionit ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë armëpushimin e përhershëm.
“Faza e dytë e planit të paqes do të përqendrohet në çarmatosjen e Hamasit – të cilën deri më tani ka refuzuar ta bëjë – krijimin e një qeverie kalimtare teknokratike dhe fillimin e rindërtimit të Rripit të Gazës”, njoftoi dje i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff.
Burime egjiptiane të sigurisë thanë se Hamasi kishte rënë dakord për emërimet për qeverinë kalimtare teknokratike të planifikuar. Asnjë anëtar i Hamasit nuk lejohet në grup. //a.i/