E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Ministri grek i Financave zgjidhet president i Eurogrupit

ATHINË, 11 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministri grek i Financave, Kyriakos Pierrakakis u zgjodh ost presidenti i ri i Eurogrupit, për dy vjet e gjysmë të ardhshme.

Eurogrupi – i cili përbëhet nga ministrat e Financave nga 20 vendet e BE-së – që përdorin monedhën e përbashkët – takohet në mënyrë joformale një herë në muaj – për të koordinuar politikat ekonomike dhe për të diskutuar çështjet kryesore.

Presidenti konsiderohet si një koordinator dhe zëdhënës me ndikim.

Politikani konservator pason irlandezin, Paschal Donohoe, i cili dha dorëheqjen para kohe për të marrë një pozicion të ri në Bankën Botërore.

Një shkencëtar kompjuterash i arsimuar në Universitetin e Harvardit dhe MIT, Pierrakakis njihet gjerësisht, si një nxitës i transformimit digjital të Greqisë dhe shkurtimit të burokracisë.

Ai, gjithashtu njihet për menaxhimin e tij efikas të vaksinimit gjatë pandemisë së koronavirusit.

Pierrakakis ka drejtuar Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave në Athinë që nga marsi i vitit 2025.

Duke filluar nga viti 2010, Greqia ishte në prag të falimentimit dhe rrezikonte të përjashtohej nga eurozona.

Vendi i mbijetoi krizës vetëm me ndihmën e një pakete ndërkombëtare shpëtimi.

Programi i fundit i masave shtrënguese dhe reformave përfundoi në vitin 2018.

Megjithatë, Greqia ende ka raportin më të lartë të borxhit ndaj PBB-së në Bashkimin Evropian, duke tejkaluar 150%. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›