E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Moska riafirmon ofertën për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll

MOSKË, 29 maj /ATSH-DPA / – Rusia përsëriti gatishmërinë e saj për të mbajtur një raund të dytë bisedimesh të drejtpërdrejta me Ukrainën mbi një armëpushim të mundshëm, të hënën e ardhshme dhe sërish në qytetin e Stambollit.

”Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se bisedimet mund të ofrojnë një mundësi për të diskutuar propozimet nga të dyja palët”, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Komentet e tij erdhën pasi ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha i bëri thirrje Rusisë që ”të paraqiste menjëherë memorandumin e saj që detajonte kushtet për një armëpushim” duke thënë se “vetëm një takim i përgatitur mirë ka potencialin të prodhojë rezultate të prekshme”.

Megjithatë, Peskov e hodhi poshtë këtë veprim, duke thënë se nuk do të ishte “konstruktive” të diskutoheshin publikisht negociatat.

“Është e nevojshme të konfirmohet gatishmëria për të vazhduar negociatat ose të bëhet e kundërta”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.

Negociatori kryesor ukrainas dhe ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, deklaroi se Kievi ia kishte dorëzuar tashmë dokumentin e tij të pozicionit Moskës, menjëherë pasi Kremlini propozoi mbajtjen e një raundi tjetër bisedimesh./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›