E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Pjesa më e madhe e Ukrainës pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse

KIEV, 22 tetor /ATSH-DPA/- Sulmet ajrore ruse ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës, kanë shkaktuar ndërprerje emergjente në pjesën më të madhe të vendit, njoftoi sot Ministria e Energjisë në Kiev.

“Sulmet masive në vend kanë vazhduar”, shkroi ministrja Svitlana Hrynchuk në Telegram.

Për shkak të dronëve luftarakë rusë, alarmet ajrore ishin ende në fuqi në Kiev dhe rajone të tjera.

“Të paktën dy persona u vranë gjatë sulmit me raketa në kryeqytet”, raportuan autoritetet.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi gjithashtu pesë të plagosur në Telegram.

“Ushtria ruse lëshoi katër raketa balistike në qytet”, sipas Forcave Ajrore Ukrainase.

“Në të gjithë vendin, janë raportuar të paktën gjashtë vdekje në sulmin e fundit rus”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në X.

“Një natë tjetër që vërteton se Rusia nuk ndjen presion të mjaftueshëm për të zvarritur luftën”, tha Zelensky.

“Fjalët ruse për diplomacinë nuk kanë asnjë vlerë – për sa kohë që udhëheqja ruse nuk ndjen probleme thelbësore. Dhe kjo mund të sigurohet vetëm përmes sanksioneve, raketave me rreze të gjatë veprimi dhe diplomacisë së koordinuar midis të gjithë partnerëve tanë”, shtoi presidenti ukrainas.

Në ditët e fundit, shumë rajone të Ukrainës po përballen me ndërprerje te energjisë elektrike.

Vendi i ka rezistuar pushtimit rus në shkallë të plotë – për më shumë se tre vjet e gjysmë. Përpjekjet për paqe janë në një ngërç. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›