E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Rusia dhe Kina: Do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar Kubën nga sanksionet amerikane

MOSKË/PEKIN, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rusia dhe Kina po bëjnë “gjithçka të mundshme” për të ndihmuar Kubën përballë krizës dramatike me të cilën përballet për shkak të bllokadës energjetike të SHBA-së, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

‘’Shtetet e Bashkuara, brenda kuadrit të Doktrinës së përditësuar Monroe, nuk do të ndalen para asnjë taktike të paligjshme që shkel themelet e së drejtës ndërkombëtare”, shtoi ai.

“Ne sigurisht që qëndrojmë në solidaritet me Kubën dhe do ta ndihmojmë atë, përfshirë financiarisht; ne tashmë po e bëjmë këtë”, deklaroi zëvendësministri.

“Ne, si partner dhe aleat i ngushtë, dhe anëtarët e tjerë të BRICS me marrëdhënie të thella me Havanën, përfshirë Kinën, po bëjmë gjithçka që mundemi”, theksoi Ryabkov.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›