E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Rutte: NATO i konsideron shumë serioze kërcënimet ruse ndaj Danimarkës

BRUKSEL, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e siguroi kryeministren daneze, Mette Frederiksen për solidaritetin e aleancës pas incidenteve me dronë në aeroportet daneze.

‘’Situata po merret shumë seriozisht. Aleatët po punojnë së bashku për të siguruar infrastrukturën tonë kritike’’, shkroi Rutte në rrjetin social X pas një bisede me Frederiksen.

Frederiksen më vonë deklaroi se ‘’Danimarka dhe NATO kishin rënë dakord të punonin së bashku për të  garantuar sigurinë”.

Ajo tha se ‘’kishte folur me Rutte rreth situatës së rëndë në Danimark뒒.

Qeveria daneze pretendon se ka pësuar një “sulm hibrid” pas pamjeve të reja me dronë në disa aeroporte në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Drejtësisë Peter Hummelgaard në Kopenhagen, se duket se një “profesionist” qëndronte pas sulmit, megjithëse ende nuk është e qartë se kush mund të jetë ai person./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›