E Hënë, 2 Nëntor 2026

PARIS – Marina franceze sekuestron 10 tonë kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore

PARIS, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Marina franceze sekuestroi gati 10 tonë kokainë nga një anije peshkimi që lundronte në brigjet e Afrikës Perëndimore, ekuipazhi i së cilës do t’i dorëzohet drejtësisë franceze, njoftuan sot Prefektura Detare e Atlantikut dhe Zyra e Prokurorit Publik të Brestit.

“Është një sukses, një sekuestrim i paprecedentë”, tha zëvendësadmirali Jean-François Quérat.

Ekipet nga dy anije të marinës ndërhynë të hënën në mëngjes si pjesë e misionit detar “Corymbe”.

Një total prej 9,6 tonësh kokainë, me një vlerë prej gati 519 milionë eurosh, u sekuestruan, sipas prefekturës detare.

Anija e peshkimit, afërsisht 20 metra, ishte pa flamur, domethënë, e paregjistruar në asnjë shtet. Ajo u fundos pas operacionit.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit u vunë nën “masa kufizuese që përfshijnë heqjen e lirisë” dhe do të transportohen nga marina franceze në Juridiksionin Ndërrajonal të Specializuar (JIRS) në Fort-de-France (Martinique), ku ata përballen me “të paktën 20 vjet” burg, sipas prokurorit, Stéphane Kellenberger.

Që nga fillimi i vitit, marina franceze ka sekuestruar 54 tonë kokainë në Atlantik dhe Paqësor, krahasuar me 47 tonë vitin e kaluar dhe 20,2 tonë në vitin 2022./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›