E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Vendet arabe dënojnë sulmin e Iranit ndaj forcave amerikane në Katar

KAJRO, 23 qershor /ATSH-DPA/- Disa vende arabe kanë dënuar sulmin iranian me raketa ndaj Bazës Ajrore al-Udeid në Katar, e cila strehon forcat amerikane, dhe kanë kërkuar ndërprerjen e konfliktit në rajon.

“Arabia Saudite e dënon sulmin iranian duke e quajtur atë një shkelje flagrante dhe një akt krejtësisht të papranueshëm që nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë dënuar sulmin dhe kanë bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike.

“Dialogu është rruga e vetme për të kapërcyer krizat aktuale dhe për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe sigurinë e popullit”, sipas deklaratës.

Egjipti gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për konfliktin e rrezikshëm në rajon dhe bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale për të frenuar situatën nga përshkallëzimi.

Në Aman, Ministria e Jashtme jordaneze tha se sulmi përbënte një shkelje të sovranitetit të Katarit dhe kërkoi një kthim në tryezën e negociatave.

Gjatë fundjavës, SHBA-ja goditi tre vende kryesore bërthamore në Iran – në mbështetje të Izraelit, duke shkaktuar hakmarrjen e Iranit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›