E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Von der Leyen dhe Trump bisedë telefonike mbi mosmarrëveshjet doganore

BRUKSEL, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi tarifat doganore.

“Dy krerët patën një bisedë të mirë”, theksoi një zëdhënës i Komisionit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në prill, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pezulloi tarifat speciale për importet nga shumica e partnerëve tregtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, për 90 ditë ku kjo periudhë përfundon më 9 korrik.

Vonesa e shtyu Bashkimin Evropian të pezullonte kundërtarifat e planifikuara për të lejuar bisedime të mëtejshme.

Një zëdhënës tjetër tha se ‘’Komisioni ishte ende i vendosur të gjente një marrëveshje dhe të shmangte tarifat dëmtuese’’.

Nuk ishte më e qartë se kur mund të hynin në fuqi tarifat e reja të SHBA-së. BE-ja më parë kishte supozuar se tarifat do të futeshin këtë të mërkurë në rast të një marrëveshjeje.

Zyrtarët amerikanë përmendën gjithashtu së fundmi 1 gushtin.

Në këtë rast, negociatat mund të vazhdojnë përtej së mërkurës./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›