E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Zelensky: Ukraina përgatitet për takime me të dërguarit e Trump në SHBA

BRUKSEL, 3 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se delegacioni i tij do të përgatitet për një takim me të dërguarit e Trump në SHBA, pasi ministrat e Jashtëm të takohen në Bruksel, shkruan BBC.

‘’Ndërsa ndodhemi në Bruksel, delegacioni ynë i përbërë nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare Rustem Umerov dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Andrii Hnatov – do t’i informojë homologët evropianë mbi bisedimet e Moskës dhe do të diskutojë arkitekturën e nevojshme të sigurisë”, thotë Zelensky.

“Si gjithmonë, Ukraina do të punojë në mënyrë konstruktive në ndjekje të një paqeje të vërtetë”, shton Zelensky.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi nga ana e tij se “nuk do të ishte korrekte të thuhej se presidenti Putin hodhi poshtë propozimet e SHBA-së për paqe gjatë bisedimeve me Steve Witkoff dhe Jared Kushner dje’’.

“Dje ishte hera e parë që u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë mendimesh. Diçka u pranua, diçka u shënua si e papranueshme. Ky është një proces normal pune dhe një kërkim për kompromis”, shtoi Perskov.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›