E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli: Takimi Trump-Netanyahu mund të zhvillohet në Mar-A-Lago

TEL AVIV, 3 dhjetor /ATSH/- Takimi i radhës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu me presidentin e SHBA-së, Donald Trump i planifikuar në fund të dhjetorit, do të zhvillohet në Mar-A-Lago, vendpushimin e Trump, në Palm Beach në Florida, sipas një burimi diplomatik izraelit, sipas “Times of Israel”.

“Asgjë nuk është finalizuar, por amerikanët po e shqyrtojnë edhe këtë mundësi”, tha burimi diplomatik.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të takohen në fund të dhjetorit.

Datat e sakta nuk janë konfirmuar ende, ndërsa bëhet me dije se takimi mund të zhvillohet në vendpushimin e presidentit amerikan, Mar-a-Lago.

Kjo do të jetë vizita e pestë e kryeministrit, Netanyahu në SHBA që kur Trump mori detyrën në janar.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar situatën në Gaza përmes bisedave telefonike. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›