E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli: Gjimnastika të përfshihet në projektin “Ekipet Sportive në Shkolla”

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Gjimnastikës ka zhvilluar Asamblenë e Përgjithshme Vjetore nën drejtimin e presidentit, Leonard Lulaj.

Të pranishëm në punimet e Asamblesë ishin anëtarët e Komitetit Drejtues, si dhe të gjithë anëtarët e Federatës.

I ftuar nderi ishte presidenti i KOKSH, Fidel Ylli që në fjalën e tij vlerësoi punën shumë të mirë të kësaj Federate për masivizimin e kësaj disipline, por pa dyshim edhe për rezultatet shumë të mira që janë arritur në arenën ndërkombëtare.

Ylli e vendosi theksin në rëndësinë që ka përfshirja e gjimnastikës në projektin “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Gjatë punimeve të Asamblesë u bë prezantimi i Raportit Vjetor dhe u miratua rendi i ditës, ku u bë edhe anëtarësimi i dy anëtarëve të rinj të kësaj Federate.

View this post on Instagram

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›