E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO-VIDEO/ Atmosferë magjike! Qytetet e Shqipërisë ndezin dritat e festave të fundvitit

Qytetet e Shqipërisë kanë ndezur dritat e festave të fundvitit.

Në Tiranë u ndezën dritat festive në Sheshin Skëndërbej, me rastin e festave të fundvitit.

Bashkia e Durrësit ndezi dritat festive në një atmosferë të gëzuar, të shoqëruar me koncerte dhe aktivitete argëtuese.

Atmosferë fantastike edhe në bashkinë Shkodër.

Qindra qytetarë u mblodhën në mbrëmje dhe në sheshin qendror të Fierit, për të ndjekur ceremoninë e ndezjes se dritave të pemës së Vitit të Ri.

Në qytetin e Lezhës është ndezur zyrtarisht atmosfera e festave të fundvitit, me ceremoninë e ndezjes së dritave shumëngjyrëshe që mblodhi qindra qytetarë në sheshin kryesor.

Korça ndezi dekorin e festave të fundvitit me aktivitete argëtuese dhe koncerte në qendër të qytetit dhe zonat e tjera më të frekuentuara nga vizitorët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›