E Hënë, 2 Nëntor 2026

FRANCË – Rihapet Louvre, 3 ditë pas grabitjes spektakolare të xhevahireve

PARIS. 22 tetor  /ATSH/ – Muzeumi i “Louvre” u rihap sot në mëngjes për vizitorët, tre ditë pas grabitjes së spektakolare të xhevahireve franceze në Apollo Room, sipas AP.

Grabitësit vodhën disa prej xhevahireve më të çmuara franceze, përfshirë diademën dhe bizhuteritë e mbretëreshave të shekullit XIX dhe objektet e perandorëve të Napoleonit.

Grabitësit qëndruan më pak se katër minuta, përdorën një ashensor të lëvizshëm për të hyrë, thyen kutitë ekspozuese dhe ikën me motoçikleta. Kurora me smeralde e Perandoreshës Eugénie u gjet jashtë muzeut, e dëmtuar por e rikuperueshme.

Vitrinat e Apollo Room mbetën të zbrazëta, duke treguar humbjen jo vetëm materiale, por edhe të trashëgimisë historike të Francës, ndërsa vizitorët mund të shijojnë sërish Venusin e Milosë dhe Fitoren e Fluturueshme të Samotrakës.

Totali i xhevahireve të vjedhur vlerësohet rreth 88 milion euro /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›