FUTBOLL – FIFA: Kemi filtruar më shumë se 10 milionë postime dhe komente urrejtjeje

ZURIH, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Organi qeverisës i futbollit, FIFA deklaroi se kishte filtruar më shumë se 10 milionë komente abuzive në luftën e saj kundër gjuhës së urrejtjes.
FIFA tha se ka analizuar rreth 33 milionë postime dhe komente në 15 302 llogari që kur prezantoi Shërbimin e Mbrojtjes së Medias Sociale (SMPS) në Kupën e Botës 2022 dhe e bëri atë të disponueshëm për të gjithë anëtarët dhe lojtarët e saj në vitin 2024.
Ajo tha se SMPS është përdorur në 23 turne si dhe në ndeshje kualifikuese dhe miqësore.
Është gjithashtu i disponueshëm në Kupën e Botës për Klube për 32 ekipet dhe 2 019 llogari lojtarësh, trajnerësh dhe zyrtarësh.
FIFA tha se po përdor Inteligjencën Artificiale (IA) për të filtruar postimet abuzive.
Një sondazh i FIFA-s ka zbuluar se lojtaret femra janë më të ekspozuara ndaj abuzimit sesa burrat./ /os/