E Diel, 1 Nëntor 2026

“Faleminderit News24, ishit me ne çdo moment duke duruar gazin dhe ujin me acid”/ Protestuesi: Nuk ndalemi! 24 orë në rrugë deri në rrëzimin e sistemit

Një qytetar që iu bashkua protestës para Kryeministrisë deklaroi se qytetarët do të vijojnë qëndresën deri në rrëzimin e sistemit, duke theksuar se në shesh kanë dalë për të ardhmen e fëmijëve dhe studentëve.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se protesta do të vijojë 24 orë pa ndërprerje dhe se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në largimin e establishmentit aktual. Ai e cilësoi tubimin paqësor dhe tha se pjesëmarrësit kanë dhënë një shembull për botën.

“Ne kemi dalë për fëmijët tanë dhe studentët. 24 orë non stop deri në rrëzimin e sistemit, nuk ndalemi. Duke mos dalë në rrugë nga turpi i shtetasve që gjoja i kanë votuar, kjo nuk është qeverisje. Ne jemi paqësorë, i kemi dhënë shembull të gjithë botës. I madh e i vogël do të jemi në rrugë derisa ky establishment të bjerë”, deklaroi qytetari.

Ai iu drejtua edhe efektivëve të Policisë së Shtetit, duke pretenduar se një pjesë e tyre janë në krah të protestuesve dhe duke bërë thirrje që uniforma të mos përdhoset.

Në fund, qytetari falënderoi News24 për praninë dhe raportimin gjatë protestave, duke përmendur edhe përballjen me dhunën, gazin dhe ujin me acid që është përdorur ndaj protestuesve.

“Faleminderit News24 që ka qenë me ne çdo moment. Faleminderit që keni duruar, dhunë, gaz dhe ujë me acid”, tha ai.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›