Rama u vë çdo mëngjes letrat me ftesë për dialog, protestuesit ia “gdhendin” përgjigjen në tavolinën e gurtë para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur çdo mëngjes ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe protestuesve, duke vendosur letra me mbishkrimin “Dialog” mbi tavolinën e gurtë përpara godinës së Kryeministrisë. Por përgjigjja e qytetarëve që vijojnë protestën mbetet e njëjtë: “Dorëheqje!”
Kësaj here, protestuesit kanë zgjedhur t’ia bëjnë të qartë qëndrimin e tyre duke shkruar mesazhin e mbi tavolinën e gurit, e cila prej ditësh është kthyer në simbolin e përpjekjeve të kryeministrit për të hapur një tryezë bisedimesh me të rinjtë.
Ftesat e përsëritura të Ramës nuk kanë gjetur deri më tani përgjigje pozitive nga protestuesit. Ata këmbëngulin se nuk pranojnë të ulen në dialog me kryeministrin dhe se kërkesa e tyre kryesore është largimi i tij nga pushteti.
Fillimisht, para Kryeministrisë u vendosën karrige me mbishkrimin “Dialog”, të cilat u refuzuan nga studentët dhe pedagogët, që i hodhën në shenjë kundërshtimi. Më pas, Rama ndryshoi simbolikën, duke vendosur gurë dhe më vonë një tavolinë të gurtë përpara godinës qeveritare.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb