Petric: Bercko, model i mundshem per veriun e Kosoves
Ish i derguari i posacem i BE-se per Kosoven, ambasadori Uolfgang Petric, ne nje interviste per BBC-se eshte shprehur se nje ndarje qe do te krijonte nje entitet me status special do te mund te ishte nje zgjidhje kalimtare per veriun e Kosoves. Ai tha se modeli i Berckos ne Bosnje e Hercegovine do te mund te ishte i aplikueshem edhe per qytetin e Mitrovices. Mirepo Petric tha se Kosova duhet te ruhet ne kufijte e saj aktuale.
Shikoni ndonje mundesi per marreveshje mes Prishtines dhe Beogradit, per gjashte pikat e planit te Ban Ki Mun...
Dyshoj se pas kesaj marreveshjeje te kaluar per planin Ahtisari do te kete nje tjeter rast per te hapur te gjitha ceshtjet, ato themelore. Por une favorizoj shume cfaredo dialogu te propozuar te bazuar mbi marreveshjen, ketu nenkuptoj ne planin Ahtisari.
Pra ju nuk parashihni qe kur te filloje, dhe nese fillon, ndonje dialog, plani Ahtisari te jete serish ne tavoline?
Jo ne teresine e tij, perfundimisht jo. Nese ka vend per te bere permiresime dhe kjo eshte natyra e cilitdo plan, dhe merreni marreveshjen e Dayton-it, qe une eshte dashur ta zbatoj, eshte e qarte se duhet te kete fleksibilitet. Por kjo duhet te behet mbi planin e pare te rakorduar.
Kur flisni per ceshtjen politike, cka me konkretisht mendoni me kete? Cfare duhet qe Prishtina dhe Beogradi te arrijne ne nivelin politik?
Mendoj se do te duhej, por faktori kohe eshte shume i rendesishem dhe une nuk jam i padurueshem, por ne fund duhet te kete nje dialog te drejtperdrejt ndermjet Beogradit dhe Prishtines dhe ky do te duhej te ishte qellim perfundimtar. Ne rruge e siper te ketij dialogu une shoh cdo lloj mundesish permes ndermjetesimeve. Atje ndodhet misioni i OKB-se, gjithashtu edhe i BE-se, pastaj OSBE-ja, pra ka aq shume institucione tashme, qe do te kene nje te drejte legjitime qe te ndermjetesojne dhe te gjejne nje zgjidhje te identifikuar.
Por, a nuk shohim se te gjitha zhvillimet ne Kosove dhe rreth saj, po i shmangen pak planit Ahtisari?
Une e shoh kete si kerkim te rrugedaljes nga impasi, meqe nuk kishte nje marreveshje ne kornizat e OKB-se, dhe nuk kishte nje mbeshtetje te plote nga te 27 vendet anetare te BE-se. Kjo eshte nje levizje legjitime per te pare se cka duhet bere.
A po shkon Kosova drejt planeve per ndarje. Ashtu sic i kemi pare ne te kaluaren?
Po ndarja nga njera ane dhe integrimi ne anen tjeter. Mendoj se ky eshte nje proces dialektik qe nevojitet kur kemi te bejme me situata te tilla. Kemi pasur te tilla ne Bosnje e Hercegovine, me Republiken Serbe, por edhe me Berckon. Ndoshta Bercko eshte nje shembull se si mund te menaxhohen gjerat, ndoshta jo ne aspekte konkrete por fryma ne zgjidhjen e ceshtjes se Berckos ishte dicka qe mund te jete e aplikueshme edhe per Mitrovicen. Por me lejoni qe te them se Kosova ashtu sic eshte sot, me kufijte e saj, duhet te mbahet.
Nese e kuptova drejt, ndarja do te mund te ishte zgjidhje per pjesen veriore?
Jo nje shkeputje ne kete sens kaq te ngushte por nje lloj ndarje qe do te krijonte mbase nje entitet qe do te kishte nje status special per nje kohe, dhe kjo do te mund te ishte zgjidhja. Por ne kemi ecur perpara tashme. Ne kemi planin Ahtisari, i cili eshte negociuar per nje periudhe te gjate. Ky eshte maksimumi qe mund te arrihet, por tani duhet te gjejme nje zgjidhje politike, nje marreveshje dhe nje kompromis dhe nga ana tjeter, nese ka ndonje mundesi per te arritur permiresime teknike, jashte ndryshimeve ne terren, atehere besoj se kjo do te duhej te mbeshtetej fuqishem ne kerkim te nje zgjidhjeje te pergjithshme.
A eshte Kosova e pavarur?
Une do te thosha se e ka shpallur ne menyre te njeanshme pavaresine, megjithate ne kete rrafsh eshte e pavarur dhe ky eshte vullneti i popullit. Por, sipas ligjit nderkombetar, eshte e qarte se anetaresimi ne OKB do te ishte shume i rendesishem dhe me gjase nje mjet shume i domosdoshem ne rrugen drejt pavaresise.