Olivier kontrate pune me Kryeministrin
Ish-shefi i Zyres Ligjore te UNMIK-ut keshilltar i Thacit
Ish-shefi i Zyres Ligjore te UNMIK-ut, Alexander Borg Olivier, qe nga e premtja eshte emeruar keshilltar special i kryeministrit, Hashim Thaci. Olivier pervec keshillave ligjore eshte duke u angazhuar edhe ne ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves nga vendi i tij, Malta. Ai eshte pensionuar nga OKB-ja, pas sherbimit 35 vjecar ne kete organizate, tete prej te cilave i ka kaluar ne Kosove, e ka pranuar oferten e Qeverise se Kosoves dhe te premten ka nenshkruar kontrate. "Do te jem ne sherbim te Qeverise dhe jam shume i lumtur qe do te punoje me ta", eshte shprehur Olivier ne nje te perditshme kosovare. Lajmin per angazhimin e Olivierit e ka konfirmuar per mediat edhe zevendeskryeministri Hajredin Kuci, i cili ka thene se Olivier fillimisht do te angazhohet me kontrate gjashtemujore, ndersa me pastaj do te shihet se si po ecen puna. Ne kuader te detyrave te tij si keshilltar special, Olivier premton ndihme ne procesin e njohjes se vendit, e vecanerisht nga shteti i tij, Malta. "Jam duke lobuar ne Malte qe 4-5 muaj. Jam shume i bindur dhe absolutisht i sigurt, se rezultati i ketyre perpjekjeve do te shihet ne ditet e ardhshme". Sidoqofte, gjate punes se tij 8-vjecare ne Kosove, Olivier here eshte perfolur e madje edhe hetuar per perfshirje ne raste te ndryshme keqmenaxhimi.