E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fëmijët në Diasporë, letra familjarëve në shqip, Hasani: Asgjë nuk tingëllon më bukur në Ditën e Alfabetit


TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës mbetet prioritet i qeverisë shqiptare e cila ka hartuar politika të posaçme nxitëse, si dhe ka shpërndarë tekste mësimore falas.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndau sot një videomesazh nga fëmijët e diasporës, të cilët edhe pse të lindur e rritur jashtë vendit, iu drejtojnë letra në gjuhën shqipe, familjarëve të tyre në atdhe.

“Asgjë nuk tingëllon më bukur sot në Ditën e Alfabetit, se këto fjalë të fëmijëve të diasporës për të dashurit e tyre në atdhe”, u shpreh Hasani.

719 mësues japin gjuhën shqipe në shkollat e diasporës, ndërkohë që nga politikat për mësimin e gjuhës shqipe përfitojnë rreth 20 mijë fëmijë të diasporës.

Vetëm në 2 vitet e fundit, MEPJ ka shpërndarë mbi 55 mijë tekste mësimore falas për fëmijët shqiptarë jasshtë vendit.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›