Fermerët përfitojnë 1 200 lekë për krerë, për fermat me 5 deri 50 lopë

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Skema Kombëtare adreson këtë vit mbështetje financiare për blegtorët që kanë ferma me të paktën 5 krerë lopë.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se, fermerët e blegtorisë që mbarështojnë tufë bazë të matrikulluar me lopë dhe/ose mëshqerra, përfitojnë këtë vit nga Skema Kombëtare deri në 1 200 lekë për krerë për fermat me 5 deri në 50 krerë.
Për numrin mbi tavanin prej 50 krerësh subvencionimi jepet në masën 50%.
Ndërsa Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor financohen në masën 100%.
Mbështetja për tufën bazë të matrikulluar është pjesë e paketës së Skemës Kombëtare 2026, e cila synon të mbështesë fermerët dhe të nxisë rritjen e prodhimit blegtoral në vend.
Aplikimet për Skemën Kombëtare 2026 u hapën më 25 maj dhe do të vijojnë deri më 26 qershor.
/e.xh/a.f/