E Diel, 1 Nëntor 2026

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA, AAC kufizim të përkohshëm të fluturimeve mbi Pallatin e Kongreseve

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) njoftoi se, në kuadër të aktiviteteve për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Sipas AAC-së, masa është ndërmarrë me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të sigurisë dhe në bashkëpunim me Albcontrol.

Kufizimi do të jetë në fuqi më 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 sipas orës lokale, në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit dhe brenda një rrezeje prej 150 metrash nga qendra e Pallatit të Kongreseve.

Gjatë kësaj periudhe kohore, operimi i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) në zonën e kufizuar nuk do të lejohet.

Autoriteti i Aviacionit Civil u ka bërë thirrje medieve dhe operatorëve të dronëve që të marrin masat e nevojshme për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve në intervalin kohor të përcaktuar, duke garantuar kështu respektimin e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit. /j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›