E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Pranverës-Jonida Maliqi “sjell” Parashqevi Simakun me “Buzë detit jemi rritur”

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka sjellë në skenën e “Festivalit të Pranverës” këngën e këngëtares së madhe Parashqevi Simaku, me titullin “Buze detit jemi rritur”.

Ajo ka interpretuar në skenën e natës finale të Festivalit të Pranverës që transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar, duke sjellë kështu një nga hitet më të njohura.

Kënga e cila është shkruar nga Gjokë Beci dhe të interpretuar nga Parashqevi Simaku së bashku me Engjëllushe Laze në vitin 1988 cilësohet si një nga perlat e muzikës shqiptare, që u risoll sonte nga Jonida Maliqi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›