E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Pranverës – Vesa Kelmendi fiton Çmimin “Pranvera Digjitale” me këngën “Mangupi”

Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit solli një moment të veçantë, ku u shpall fituesja e Çmimit “Pranvera Digjitale”. Ky çmim iu dha këngëtares Vesa Kelmendi për interpretimin e saj me këngën “Mangupi”.

Çmimi u prezantua nga anëtarja e jurisë digjitale, Rizarta Hoxha, e cila theksoi se vendimi nuk ishte i lehtë për shkak të konkurrencës së fortë mes artistëve.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për jurinë, por pas një vlerësimi të kujdesshëm, fituesja e çmimit ‘Pranvera Digjitale’ është Vesa Kelmendi me këngën ‘Mangupi’”, u shpreh Hoxha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›