Momenti emocionues në Festivalin e Pranverës, përshëndetja e veçantë për Alfred Kaçinarin dhe Shpëtim Saraçin

Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit u shoqërua me një moment të veçantë, kushtuar dy prej kompozitorëve më të njohur të muzikës shqiptare, Alfred Kaçinarit dhe Shpëtim Saraçit.
Përmes një klipi të përgatitur enkas, u rikujtuan krijimet e panumërta që mbajnë emrin e tyre dhe që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.
Ky homazh solli emocion tek publiku dhe artistët, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në artin e këngës.
/rtsh.al/