Fier/ Plagoset me thikë një 35-vjeçar, autori në kërkim

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Fier pas një konflikti të ndodhur në një lavazh në lagjen “15 Tetori”, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.
I plagosuri, shtetasi E. G., është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur mes dy të rinjve dhe më pas ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/rtsh.al/