E Hënë, 2 Nëntor 2026

Firma e parë e Ramës në mandatin e katërt ishte shkarkimi i Velijat, cila është simbolika? Kadilli: Mbreti vrau princin, e njëjta gjë ndodhi dhe në PD

Politikani Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të enjte, analizoi atë që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se cila ishte simbolika e sotme ku Rama veprimin e parë që bëri në qeverinë e re ishte firmosja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Kadilli tha se kjo tregon një mentalitet komunist, i cili ndodhi rëndom edhe në krahun e PD duke nënkuptuar largimin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha.

Sipas tij ky është rasti kur mbreti e rrit princin dhe më pas e vret.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Rama veprimin e parë të qeverisë 4 është firmosja e shkarkimit të Erion Veliajt. Ka një simbolikë, dhe pse donte ta jepte Rama këtë simbolikë?

Kadili: Një nga veprat më interesatnte të Kadaresë ku zkonisht një pirnc vret mbretin dhe bëhet mbret, ka dhe një gjetje tjetr që mbreti e rrit vetë princin dhe  vret, këtë bën komunizmi, këtë bëri Enver Hoxha. Kjo i ndodhi dhe Erjon Velisë, kjo ka ndodhur dhe andej nga kampio jonë. Kjo është kukturë komplet komuniste. E dyta pse e bëri ai është ti jepte një shans kandidatit të vet në një moment që opozita është pa busull. PD sot më kujton PR-në e 2005-sës. Kishte 11 mandate po jo 11 kryetarë degësh. Këta kanë 50 mandate dhe jo 50 kryetarë degësh, se njëri ëhstë ën SHBA ka marrë Green Card.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›