Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin (VIDEO)

Situata në pallatin 5-katësh në Elbasan është përmirësuar, pasi zjarri është shuar plotësisht, ndërsa pamjet e mbërritura nga Report Tv pas ndërhyrjes së zjarrfikësve tregojnë përmasat e shkatërrimit.
Siç shihet në pamje, disa kate të ndërtesës janë shembur dhe kanë përfunduar mbi katet e tjera, ndërsa apartamenti ku dyshohet se nisi shpërthimi është dëmtuar rëndë, me mure të rrënuara.
Në pjesën e poshtme, një masë e madhe tullash betoni dhe mbetjesh ndërtimi ka mbuluar hapësirën përpara pallatit.


Lajmi kryesor: