Përplasen dy automjete në aksin e vjetër Fier–Vlorë, njëri humbet kontrollin dhe përplas këmbësorin! Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve me drejtuese një 58-vjeçare ka humbur kontrollin dhe ka goditur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur. 74-vjeçari i lënduar është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.