E Diel, 1 Nëntor 2026

“Flasim”, Rama: Dy gra në garë për Tiranën dhe Vlorën, risi në zgjedhjet vendore. Këneta e dëshpëruar, zgjodhi një aktor humori

Në podastit “Flasim”, Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit në garën elektorale për zgjedhjet e parakohshme vendore, duke vënë në dukje kandidimin e dy grave për drejtimin e bashkive të Tiranës dhe Vlorës si një risi.

“Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë,” u shpreh Kryeministri, duke theksuar se të dyja kandidatet kanë pasur një karrierë të ngjashme në drejtimin e institucioneve spitalore, përkatësisht Qendrës Spitalore Universitare dhe Spitalit Rajonal të Vlorës.

Sipas tij, këto institucione janë transformuar tërësisht “falë kapacitetit menaxherial dhe vullnetit të hekurt” të dy kandidateve, të cilat ai i cilësoi si “fituese të padiskutueshme të garave”.

Gjatë komentit të tij, Kryeministri Rama u ndal edhe te kandidati i opozitës, e cila për Tiranën ka mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj, duke e cilësuar si një përpjekje të dëshpëruar përmes një figure publike nga fusha e humorit.

“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste,” tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›