Forcohen lehtë euroja dhe dollari në raport me lekun

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan dhe euroja fituan lehtë terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 82,58 lekë, ose 0,16 lekë më shumë.Një euro u ble me 96,57 lekë, ose 0,02 lekë më tepër se ditën e martë, ndërsa paundi britanik u këmbye me 111,48 lekë, ose 0,08 lekë më pak.
Franga zvicerane këmbehet sot me 103,80 lekë, ose 0,23 lekë më pak se ditën e martë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollari amerikan | USD | 82.58 | +0.16 | |
| Euroja | EUR | 96.57 | +0.02 | |
| Paundi britanik | GBP | 111.48 | -0.08 | |
| Franga zvicerane | CHF | 103.80 | -0.23 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 52.78 | +0.07 | |
| Dollari australian | AUD | 55.63 | +0.25 | |
| Dollari kanadez | CAD | 59.80 | -0.10 | |
| Korona suedeze | SEK | 8.99 | +0.02 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.22 | -0.01 | |
| Korona daneze | DKK | 12.92 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 113.02 | +0.35 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 368615.20 | +1,413.49 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 6545.46 | +117.52 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 11.81 | +0.01 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.81 | 0.00 | |
| Lira turke | TRY | 1.92 | +0.01 | |
/r.e/