Forcohet dollari, bie lehtë euroja

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 81,67 lekë ose 0,06 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,03 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 96,29 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 110,27 lekë, ose 0,03 lekë më shumë se ditën e hënë dhe franga zvicerane u ngjit me 0,23 lekë duke u këmbyer sot me 105,60 lekë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollari amerikan | USD | 81.67 | +0.06 | |
| Euroja | EUR | 96.29 | -0.03 | |
| Paundi britanik | GBP | 110.27 | +0.03 | |
| Franga zvicerane | CHF | 105.60 | +0.23 | |
| Jeni japonez (100) | JPY | 52.43 | -0.27 | |
| Dollari australian | AUD | 57.68 | -0.09 | |
| Dollari kanadez | CAD | 59.62 | -0.08 | |
| Korona suedeze | SEK | 9.02 | +0.01 | |
| Korona norvegjeze | NOK | 8.56 | +0.02 | |
| Korona daneze | DKK | 12.89 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 112.23 | +0.19 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 421988.07 | +1,556.20 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 7200.61 | +104.26 | |
| Juani kinez (onshore) | CNY | 11.87 | +0.06 | |
| Juani kinez (offshore) | CNH | 11.88 | +0.03 | |
| Lira turke | TRY | 1.86 | 0.00 | |
/j.p/r.e/