E Diel, 1 Nëntor 2026

KFOR viziton Portin e Durrësit, rol strategjik në operacionet logjistike

TIRANË, 24 Shkurt/ATSH/ Një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR) zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Autoritetin Portual të Durrësit, me qëllim njohjen nga afër të kapaciteteve operacionale dhe infrastrukturës së portit më të madh në vend.

Delegacioni u prit nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Autoritetit, Rubin Rredhi, i cili prezantoi zhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminaleve, si dhe investimet e realizuara për rritjen e kapaciteteve logjistike dhe përpunuese.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e KFOR-it u njohën me proceset e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, standardet e sigurisë, si dhe me rolin strategjik që luan porti në mbështetje të operacioneve logjistike dhe transportit detar në nivel kombëtar e rajonal.

Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë, duke vlerësuar rëndësinë e Portit të Durrësit si nyjë kyçe infrastrukturore dhe faktor me peshë në zhvillimin ekonomik të vendit.

1 nga 3

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›