Forcohet euroja dhe dollari në raport me lekun

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan dhe euroja fituan terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 86,47 lekë, ose 0,69 lekë më shumë.
Një euro u ble me 98,79 lekë, ose 0,13 lekë më tepër se ditën e martë, ndërsa paundi britanik u këmbye me 115,20 lekë, ose 0,47 lekë më shumë.
Franga zvicerane këmbehet sot me 105,28 lekë, ose 0,71 lekë më pak se ditën e martë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 86.47 | +0.69 | |
| Euro | EUR | 98.79 | +0.13 | |
| Poundi Britanik | GBP | 115.20 | +0.47 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 105.28 | -0.71 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 61.00 | -0.12 | |
| Dollari Australian | AUD | 55.45 | +0.51 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 62.62 | +0.58 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.05 | +0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.33 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.24 | +0.02 | |
| SDR | SDR | 117.75 | +0.72 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 287797.24 | -8,485.40 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2842.27 | +54.63 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.87 | +0.14 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.87 | +0.15 | |
| Lira Turke | TRY | 2.26 | +0.02 | |
/j.p/