Forcohet lehtë euroja, bie dollari në raport me lekun

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari u nënçmua me 0,03 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0,04 lekë në kuotën e këmbimit me 93, 89 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane ra në vlerën e 82,17 lekëve.
Ndërkohë paundi britanik u forcua me 0,35 lekë dhe këmbehet me 101,94 lekë, ndërsa franga zvicerane zbriti në vlerën 101,94 lekë ose 0,12 lekë më pak se një ditë më parë.
Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.17 | -0.03 | |
| Euro | EUR | 93.89 | +0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.99 | +0.35 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 101.94 | -0.12 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 50.75 | +0.09 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.05 | +0.08 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 57.81 | +0.03 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.52 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.39 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.56 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 111.54 | -0.06 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 339080.26 | -1,064.98 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 5005.85 | -76.30 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.09 | -0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.09 | -0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 1.75 | -0.01 | |