Forcohet leku, valutat humbasin terren

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë fillim të muajit korrik, leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan të martën u zhvlerësua me 0,13 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0,02 lekë.Dollari amerikan u këmbye me 83,30 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 97,88 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 113,37 lekë, ose 0,09 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 104,67 lekë, ose 0,02 lekë më shumë se në fillimjavë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 83.30 | -0.13 | |
| Euro | EUR | 97.88 | -0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 113.37 | -0.09 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.67 | +0.02 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 57.03 | -0.33 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.49 | +0.32 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 61.05 | +0.04 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.78 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.28 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.12 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 114.30 | -0.54 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 277041.64 | +900.85 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 3057.28 | +4.92 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.61 | -0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.61 | -0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.08 | -0.01 | |
/r.e//a.f/