Forumi Global i Inovacionit dhe Teknologjisë-Rama: Mbretëria Suadite, model i vizionit. Është shndërruar në Firencen 2.0

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Riad të Arabisë Saudite të Edicionit të 9-të të “Future Investment Initiative” ka deklaruar se Mbretëria Saudite është një model që duhet ndjekur.
Duke folur në forumin më të rëndësishëm global për inovacionin, teknologjinë dhe investimet e qëndrueshme, që mbledh liderë botërorë e sipërmarrës për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë globale, Rama theksoi se synimi “për ta transformuar këtë shkretërirë në Firence 2.0, dhe e kam fjalën për Firencen e Mediçit, është saktësisht vizioni”
“Ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfra por nuk ka një vend të shëmtuar që është i begatë dhe i pasur.
Kësisoj ka një lidhje midis bukurisë dhe begatisë. Ka një lidhje midis njerëzve në hapësirën që jetojnë. Unë besoj se sot Mbretëria Saudite është një model dhe kjo lidhet shumë me vizionin pjesë e të cilit është bukuria, është transforimimi që është fizik, është i prekshëm dhe tregon që gjithçka është e mundur. Synimi për ta transformuar këtë shkretërirë në Firence 2.0, dhe e kam fjalën për Firencen e Mediçit është saktësisht vizioni”, tha kryeministri Rama.
Ai vuri në dukje se ajo që po ndodh në Perëndim është incercia dhe jo imagjinata nga sa ndodh në vende të tjera të botës gjë e cila sipas tij ka pasuruar edhe vetë inovacionin.’
“Ajo që po përjetojmë sot në këndin tonë të botës, që është Perëndimi është inercia, jo imagjinata. Ndërkohë ajo me të cilën ndeshemi në pjesën e Gjirit dhe në pjesë të tjera të botës është imagjinata në vend të incercisë”, tha më tej Rama.
/rtsh.al/