E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Francës, si edhe angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, partneritetit në NATO dhe aleancës për mbrojtjen e sigurisë, lirisë dhe paqes.

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese dhe përgëzon vullnetin europian, konsensusin politik e parlamentar, si edhe mbështetjen e gjerë qytetare për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në takim u theksua se mbështetja e Shqipërisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt familjes europiane përbën një kontribut për sigurinë, unitetin dhe kohezionin e Europës.

1 nga 6

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›