E Enjte, 5 Nëntor 2026

Friedrich Merz: Zgjedhjet e mesmandatit nuk do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur rezerva lidhur me mundësinë e një kthese të madhe në linjën politike të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të SPD-së, sipas raportimeve të medias gjermane Tagesschau, kreu i qeverisë gjermane theksoi mënyrën se si Presidenti amerikan ka vepruar gjatë periudhës së kaluar.

“Trump ka qeverisur kryesisht duke anashkaluar Kongresin edhe gjatë dy viteve të fundit. Pse duhet të jetë ndryshe tani?”, u shpreh Merz para të pranishmëve.

Megjithatë, Kancelari vuri në dukje se ndryshimet kryesore pritet të ndjehen në proceset administrative dhe financiare të Uashingtonit.

“Ajo që do të ndryshojë është planifikimi i buxhetit dhe, rrjedhimisht, edhe planifikimi ushtarak”, sqaroi ai, duke nënvizuar se gjithsesi këto procese do të kërkojnë kohën e tyre për t’u jetësuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›