E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZA – 47 palestinezë të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

GAZA, 9 qershor /ATSH-ANSA-DPA/ – Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, tha se 47 palestinezë u vranë dhe 388 u plagosën në 24 orët e fundit pas sulmeve të ushtrisë izraelite (IDF) në Rripin e Gazës.

”Numri i viktimave që nga 7 tetori 2023 është rritur në 54 927 të vdekur dhe 126 615 të plagosur”, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në Telegram.

Ndërkohë, Izraeli bllokoi sot një anije me vela, në bordin e së cilës gjendeshin edhe Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë, nga hyrja në Rripin e Gazës.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se anija ”Madleen” e Koalicionit të Flotiljes së Lirisë (FFC)  “po lundronte drejt brigjeve të Izraelit”.

“Pasagjerët pritet të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, tha ministria në një postim në X.

Në një deklaratë, FFC tha se ”Madleen” ishte “kapur me forcë nga ushtria izraelite” në ujërat ndërkombëtare.

“Ekuipazhi i saj civil i paarmatosur u rrëmbye dhe ngarkesa e saj me ushqime dhe furnizime mjekësore u konfiskua”, tha FFC në një deklaratë.

Organizatorja e FFC-së, Huwaida Arraf tha se Izraeli nuk kishte autoritet ligjor për të ndaluar ata që ishin në bordin e anijes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›