GAZA – Hamasi: Më shumë se 150 persona u vranë në 24 orët e fundit

GAZA, 17 maj /ATSH-DPA/ – Në 24 orët e fundit, 153 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.
”Kjo e çoi numrin e palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës në më shumë se 53 200”, tha ministria.
Shifrat, të cilat nuk mund të verifikohen në këtë kohë, nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve. Numri i fundit i të vdekurve vjen ndërsa Izraeli intensifikon sulmet e tij në Gaza.
Ushtria izraelite tha se kishte nisur një ofensivë, të koduar “Gideon’s Chariots”, në ndjekje të qëllimit të deklaruar të kryeministrit Benjamin Netanyahu për eliminimin e Hamasit dhe sigurimin e lirimit të pengjeve të mbetura. /os/