E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJENETIKË – Virus të krijuar nga IA, arma e re kundër bakterieve rezistente

STANFORD, 17 tetor /ATSH/ – Studiuesit e universitetit Stanford në SHBA, kanë arritur të krijojnë me sukses viruset e para përmes inteligjencës artificiale, shkruan salute. eu.

Ata janë një ‘’armë e re’’ kundër baktereve vrasëse rezistente ndaj shumë antibiotikëve, të cilat përbëjnë një kërcënim në rritje për shëndetin global.

Viruset e krijuara janë të afta të identifikojnë dhe eliminojnë mikrobet rezistent ndaj shumë antibiotikëve, si ato të llojit  ’Escherichia coli’’.

“Kjo është hera e parë që IA ka qenë në gjendje të shkruajë sekuenca koherente në shkallë gjenomi”, theksoi Brian Hie, biolog kompjuterik, i cili koordinoi studimin.

‘’Ne jemi ende larg inxhinierisë së një organizmi të tërë të gjall뒒 por është ndërmarrë një hap vendimtar’’, paralajmëroi bashkautori Samuel King.   /os/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›