GJENEVË – Komisioni i OKB-së dënon sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit

GJENEVË, 4 mars /ATSH-DPA/- Komisioni hetimor i OKB-së dënoi sot sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, duke thënë se ato shkelin Kartën e OKB-së, e cila ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të një vendi.
Komisioni, një organ i pavarur ekspertësh i emëruar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së në vitin 2022 për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, shprehu gjithashtu shqetësim për sulmet hakmarrëse të Iranit në rajon.
Karta e OKB-së konsiderohet si një lloj kushtetute për unionin ndërkombëtar, që mishëron parime të përbashkëta.
“Popullsia iraniane tani gjendet midis një fushate ushtarake në shkallë të gjerë që mund të vazhdojë për javë ose muaj, dhe një qeverie me një histori të gjatë shkeljesh të rënda të të drejtave të njeriut”, tha komisioni në një deklaratë. //a.i/