E Martë, 3 Nëntor 2026

GJENEVË – OBSH: Shkurtimet e ndihmës amerikane çojnë në reduktimin e vendeve të punës

GJENEVË, 23 prill /ATSH-DPA/- Vendimi i administratës Trump për të shkurtuar ndihmën e ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të ristrukturohet.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha anëtarëve se organizata po përballej me një boshllëk pagash nga 560 deri në 650 milionë dollarë – për vitet 2026-2027.

“Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë me një hendek të madh pagash dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të reduktojmë shkallën e punës dhe fuqisë sonë punëtore”, tha ai.

“Ka një urgjencë për situatën tonë, por ne duam gjithashtu të sigurohemi që të ndërmarrim një reduktim të drejtë, për të mbrojtur punën e Organizatës tani dhe në afat të gjatë”, shtoi shefi i OBSH-së.

“Ndër ndryshimet, pozicionet e larta drejtuese do të shkurtohen nga 12 në shtatë dhe numri i departamenteve do të zvogëlohet pothuajse përgjysmë, nga 76 në 34”, tha ai.

“Të gjitha zyrat rajonale do të preken në shkallë të ndryshme”, shtoi Tedros.

“Këto janë vendime që i kemi marrë pas një shqyrtimi të kujdesshëm, pasi kemi eksploruar të gjitha opsionet dhe sepse nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ai.

“Ne kemi arritur një moment historik të rëndësishëm në udhëtimin tonë, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara”, tha Tedros.

Pas marrjes së detyrës në janar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi një pauzë në shumicën e shpenzimeve të ndihmës së huaj të SHBA-së.

Ai gjithashtu njoftoi se SHBA-ja do të tërhiqej nga OBSH-ja. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›